INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Smartphonët do të bëhen më të fortë dhe ja cila është arsyeja

Smartphonët do të bëhen më të fortë dhe ja cila është arsyeja

Publikuar më: 10:40 19-07-2018

Mendoj se të gjithë ju i mbani mend ditët kur rënia në tokë e një smartphoni të siguronte një ekran të thyer. Ato ditë kanë mbaruar, por ama ka akoma rënie që do të dëmtojnë rëndë pajisjen tuaj.

Të gjithë kompanitë më të mëdha të smartphonëve në botë kanë pasur një zgjidhje të njëjtë për të bëra xhamat e tyre më rezistentë. Më saktë ata nuk i kanë zhvilluar vetë, por i kanë marrë të gatshëm nga Corning, një kompani që prodhon vetëm produkte optike qelqi dhe produkte qeramike. Corning është dhe prodhuesi i Gorilla Glass, xhamit më rezistent për smartphone.

Dje u prezantua Gorilla Glass 6, që do të jetë rreth 2 herë më i fortë se paraardhësi i tij, i cili ndodhet në smartphonët më të mirë të momentit(Galaxy S8, S9, Note8, iPhone 7,8,X). Po ashtu duket se ky xham i ri do të jetë zgjidhje dhe për smartphonët që karikohen me ëireless. Pjesa e prapme e këtyre të fundit është prej xhami dhe thyhet mjaft lehtë. Nëse do të kemi xhama më rezistentë të gjithë do të jemi më të lumtur.

Gorilla Glass 6 do të rezistojë rreth 15 rënie të njëpasnjëshme nga 1 metër lartësi, por në jetën e vërtëtë nuk e dimë se si do të performojë. Sidoqoftë 2 herë më mirë se versioni paraardhës duket cool.corning_glass_6.jpg

 

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 19 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.003366231918335