Sonte do të jetë nata kur do të mbani sytë nga qielli, kjo sepse ai ka një surprizë për ju. Orbita e kometës Halley do veprojë me orbitën e planetit tonë duke bërë që të bien në tokë më shumë se 25 yje gjatë një ore duke e ndriçuar kështu qiellin dhe duke ju dhuruar një spektakël të vërtetë.
Duke qenë se meteori vjen nga konstelacioni i Orionit, i cili përmban dy nga dhjetë yjet më të shndritshëm në qiell, ky event qiellor quhet ndryshe: 'Shfaqja e Meteorëve Orionidë'.
Ju do të mund ta shijoni këtë pamje kryesisht pas mesnatës duke shmangur dritën e hënës apo drita të tjera. Rënia e tyre ndodh kur sapo kometa i afrohet atmosferës së planetit Tokë në lartësinë 60 milje. Ndaj prisni dhe bëni gati dëshirat që do të shprehni.