INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot Sandër Lleshaj votohet në Kuvend si Ministër i Brendshëm, mësoni dhe pikat e tjera të diskutimeve [FOTO]

Sot Sandër Lleshaj votohet në Kuvend si Ministër i Brendshëm, mësoni dhe pikat e tjera të diskutimeve [FOTO]

Publikuar më: 10:37 22-11-2018

E enjtja është dita kur mbahet seanca parlamentare. Në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi, ku do të mungojë opozita, e cila në këtë sesion parlamentar nuk ka qenë në asnjë seancë plenare. Madje kreu i opozitës ka lajmëruar një tryezë bashkëbisedimi për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Por çfarë pritet të ndodhë në këtë seancë plenare? Në faqen zyrtare është publikuar rendi i ditës, ku ndër pikat e programit të sotëm është edhe votimi i dekretit të Presidentit Ilir Meta për emërimin e Ministrit të Brendshëm.
Po ashtu në seancën e sotme pritet të diskutohet për projektligjin e ‘Buxhetit 2019’ si dhe pritet të miratohen projektligjet e mbetura të mbartura nga seancat e shkuara.
Ditën e sotme pritet gjithashtu të mungojë përsëri opozita, ndonëse ende nuk ka një njoftim zyrtar për planet e kësaj të fundit.

rendi_2.jpgrendi_1.jpg

rendi_3.jpg

 

rendi_4.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0042979717254639