INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Spitalet e rretheve drejt mbylljes? Eksperti, mjekët kërkojnë shtyrjen e pensionit[VIDEO]

Publikuar më: 14:46 05-06-2018

Në rrethet e vendit, spitalet kanë mungesë të theksuar mjekësh specialistë. Përpos këtij fakti eksperti, Gazmend Koduzi zbulon për In News se shumë shpejt spitalet e zona të thella rrezikojnë të mbeten bosh, pasi dhe shumë mjekë që vijojnë punën kanë kaluar moshën e pensionit. Ai tregon një eksperiencë konkrete.
“Ka spitale që mbulohen nga mjekë pensionistë. Një vit më parë pata një eksperiencë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe kishte lista pafund mjekësh, që kërkonin shtyrjen e pensionit. Gjirokastra ka një mjek anestezist, s'bën dot pushime se s'ka kush ta zëvendësojë”, tha për IN News Koduzi.
Po ku ndodhe mjekët? Koduzi thotë se veç qindrave, që kanë shkuar në Gjermani ka e të tjerë, që kanë bërë zgjedhje të tjera dhe kanë braktisur spitalet publike.
“Mjekë nga më të mirë të publikut më parë punonin, pasdite në spitalet private. Tani shumë nga ta punojnë full-time,” sqaron eksperti.

Article Logic
Execution time: 0.0042600631713867