INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sporti nuk është vetëm futboll!

Sporti nuk është vetëm futboll!

Publikuar më: 15:30 09-06-2019

Kampionët po na dalin pikërisht nga këto sporte të “humbura”, ku ne nuk kemi investuar as kohën tone.

Sa hërë që dëgjojmë fjalët “sport”, “fushë e gjelbër”, apo “kampionat” asosacionet e para, për të mos thënë të vetmet që na vijnë në mendje, janë pikërisht imazhet e futbollit, fusha e futbolli, lojtarë futbolli, gola, tifozë që brohorasin, si edhe plot imazhe të tjëra të që kanë lidhje vetëm me futbollin. Asoscionet burojnë gjithmonë nga kujtesa, që do të thotë se në mendjen tonë mbizotëron ky lloj sporti, si më i dashuri dhe jo pak herë si i vetmi. Futbolli është sporti më popullor thuajse në të gjithë botën duke përfshirë edhe vendin tonë. Për këtë arsye e gjithë vemëndja është pas atij topi të rrumbullakët që tërheq mbrapa 11+11 burra. Kjo nuk është vetëm vëmendje nga futbolldashësit por edhe nga ata që nuk e shohin sistematikisht futbollin, por e shohin për hatër të një prezantuesje tërheqëse apo për hatër të një modeleje që është e ftuar. Në këtë pikë na nevojitet vigjilenca.

Sport është gjithçka. Sporti përfshin edhe voleyboll, handboll, basketboll, peshëngritje, xhudo, karrate, hark, shah, not, tenis. Sport është edhe hedhja e çekiçit, kriket apo regbi por që shumë pak nuk e dinë se në Shqipëri ekzistojnë edhe këto sporte. Ndoshta nga padija, por më së shumti nga mosinteresi për ta. Sigurisht që në futboll derdhet shumë djersë, por kjo ndodh edhe në peshëngritje edhe në karate etj.

Një peshëngritës stërvitet çdo ditë me nga 4-5 orë për një garë pas disa muajsh. Ai ngre mbi kurriz tonelata peshë dhe derdhë djersë çdo ditë, dhe kështu ai heq dorë nga shumë gjëra. Madje ai duhet të shëmtojë edhe trupin e tij për hir të sportit. I duhet të bëjë muskuj, por prap nuk e ka vlerësimin e duhur.

Përsa i përket dashurisë sonë për futbollin duhet të presim shumë vite për të arritur një sukses në Europë. Duhej të investonim shumë për një arritje të tillë. Ndërsa kampionët po na dalin pikërisht nga këto sporte të “humbura”, ku ne nuk kemi investuuar as kohën tonë. Po na dalin nga peshëngritja, ku i kemi kampion Bote dhe Europe. Po na dalin nga boksi dhe atletika. Dalin të gjithë nga sportet individuale. Por ku është vemdja tek ata? Ku është mbështjeta për ata? Nuk ka mbështetje sepse e kemi konsumuar për futbollin, e jemi marrosur pas futbollit.

Me një sukses të kombëtares sonë u dyndën shqiptarët nga veriu deri në jug. U mbush sheshi plot dhe festuan ditë e natë. Vetëm në protesta e studentëve kishte më shumë njerëz se sa atëher. Sigurisht që ishte një arritje historike dhe meritonin një pritje të tillë. Por vëmendja duhet kthyer edhe te këta sportistët e tjerë. Sigurisht që dhe ata kanë ndjenja, edhe ata na krenojnë, madje na krenojnë më shpesh se skuadrat e futbollit, ndërsa ne nuk festojmë edhe për ata. Ne nuk iu bëjmë edhe atyre ceremony, siç nuk i presim në aeroport, asthu nuk i perkrahim edhe jashtë nëpër olimpiada e kampionte.

Është për të ardhur keq kur me një kërkim të thjesht nëpër rrjete sociale sheh që faqet zyrtare, veç atyre që lidhen me futbollin, kanë nga 100-200 ndjekës. Ky është interesi in ulët që ne kemi për këto sporte. Kur sheh këto faqe kupton që faji nuk është vetëm i institucioneve shtetërore, por edhe faji jonë. Jemi ne që nuk kemi interes tjetë përveç futbollit. Jemi në që nuk kemi interes për këta sportiste që janë të gatshëm të bëjnë shumë e shumë sakrifica. Ata janë të gatshëm ta mbrojnë flamurin kuq e zi në çdo moment, edhe duke u stërvitur në një ambjent me lagështirë, në një pistë me gropa apo edhe në hapsira publike siç bën stërvitje një sportiste e nderuar për hedhjen e çekiçit.

Ata janë këtu çdo ditë duke derdhur djersë për flamurin tone dhe meritojnë më shumë respekt. Pse bëjmë nje foto me ta? Pse nuk ikim pranë tyre për ti mbështetur? Pse nuk iu jepet më shumë hapsirë në media këtyre sportistëve? Dikush mund të përgjigjet shumë thjeshte: sepse futbolli na jep emocion.

Unë jam një ndjekës futbolli dhe luaj futboll për kënaqësi, por kur kam biseduar me tenistë në Shqipëri kam ndjerë një kënaqësi shumë më të madhe se me një futbollist. Kjo ndoshta ngaqë e shohin median si shpetimtarin e vetëm. Pasi mbylla bisedën, luajta një set në tenis. Që nga ajo ditë zbulova një pasion tjetër që vazhdoj ta dua dhe ta ndjek.

Për të kaluar nga kjo gjenjde duhen bërë së pari gjëra të thjeshta. Le ta çojmë gazetën në fund dhe lexojmë për sportetet e tjera. T’i lexojmë dhe ata pak rreshta që janë shkruar për peshëngritjen, tenisin, regbinë apo për harkun. Kur të hyjmë në një një portal le të klikojmë edhe “sporte të tjerë” sepse aty ka informacion, madje ka edhe krenari. Në Shqipëri ka dhe sporte të tjera që dhurojnë emocione dhe na bëjnë shpesh-herë krenar. Sporti nuk është vetëm futboll.

Faleminerit Gentian Duka për shkrimin e publikuar në intv.al.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0032620429992676
    array(1) { ["section"]=> string(36) "sporti-nuk-eshte-vetem-futboll-95847" }