Talenti shqiptar debuton me Atletico Madridin

Jan 11, 2017

Keidi Bare, talenti i Shpresave të Shqipërisë, ka debutuar me skuadrën e parë të Atletico Madrid.

Skuadra e Simeones luajti mbrëmjen e së martës ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit ndaj Las Palmas. Një takim që do të mbahet mend gjatë për futbollistin nga Fieri.

Simeone vendosi ta aktivizonte Baren në 12 minutat e fundit të ndeshjes, në të cilat Bare bëri maksimumin në ndeshjen debutuese për të.

Megjithatë Atletico doli e mundur nga ky takim me rezultatin 3-2, por u kualifikua për në fazën e ardhshme të Kupës së Mbretit falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë.

Një hap i madh për Keidi Baren, i cili pritet të jetë e ardhmja e mesfushës kuqezi.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll