Blerja e re e Interit kalon me sukses testet mjekësore

Jan 11, 2017

Mesfushori i Atalantës, Roberto Gagliardini është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Interit pasi italiani arriti të mbyllë me sukses testet mjekësore. Lojtari transferohet në Milano me formulën e huazimit nga Atalanta për 2 milionë Euro dhe me të drejtë blerjeje nga Interi për 20 milionë. “Objektivi? Sigurisht që është kualifikimi në Champions League”. Kjo ishte fjalia e parë e 22-vjeçarit të lindur në Bergamo, i cili do të bashkohet menjëherë me skuadrën për të nisur punën nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli. Kohët e fundit skuadra e Interit po interesohet edhe për mbrojtësin grek Manolas ku Roma për të lënë të lirë lojtarin kërkon plot 50 milionë euro.

Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll