Zgjedhje 2017

    Disiplina ndëshkon Vllazninë, paralajmëron Partizanin

    Apr 21, 2017

    Pas ndeshjes së zhvilluar mes skuadrës së Vllaznisë dhe Partizanit, shkodranët janë dënuar me një ndeshje pa spektatorë. Ky vendim është marrë nga komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së.
     
    Federata shpjegon se ky vendim është dhënë për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhjen e sendeve brenda rrethimit të fushës. Ndërsa skuadra kryeqytetase është paralajmëruar për sjellje të gabuar të spektatorëve, dhe në rast se do përsëritet do përshkallëzohen masat disiplinore.
     
    Gjithashtu për shkelje të sjelljes së spektatorëve është paralajmëruar edhe skuadra e Flamurtarit dhe KF “Maliqi”.
     
    Lojtarët e skuadrave të ndëshkuara nga FSHF
     
    Komisioni i Disiplinës gjithashtu ka ndëshkuar edhe disa lojtarë të skuadrave të tjera për një serë veprimesh gjatë ndeshjeve të fundjavës.
     
    1.Zyrtari i KF “Kamza”, Albert Bana për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
     
    2.Lojtari i KF “Burreli”, Donal Mellugja, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
     
    3.Lojtari i KF “Luzi 2008”, Ernis Sulaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
     
    4.Lojtari i KF “Vorës” Ornold Hodo, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
     
    5.Lojtari i KF “Velecikut” Brilant Hasaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
     
    6.Lojtari i KF “Memaliaj” Aristotel Kuca, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
     
    7.Lojtari i KF “Skrapari”, Femi Diko, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtarit të ndeshjes duke fyer me fjalë ofenduese, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
     
    8.Lojtari i KF “Skrapari”, Klevis Jaho , për goditje me grusht ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
     
    9.Lojtari i KF “Domosdova” Erjon Duka, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.
     
    10.Lojtari i KF “Domosdova” Ardit Facja për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e pështyrë e duke nxitur urrejtje e akte dhune, dënohet me 36 (tridhjetegjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.
     
    11.Zyrtari i FK “Partizani” U-19, Ylli Shehu, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
     
    12.Lojtari i FK “Partizani” U-19, Mario Bajramaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

    13.KF “Veleciku” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Beslidhja” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.
     
    14.Ekipi i “Tirana AS” femra, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

    14.Ekipi i “Tirana AS” femra, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0. - See more at: http://shqiptarja.com/sport/2726/fshf-denon-vllaznine-1-ndeshje-pa-tifoze-ndeshkime-ekipeve-tjera-414696.html#sthash.AP2zhW7V.dpuf

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll