Interi e ka gati prezantimin e trajnerit të ri

May 18, 2017

Pas shkarkimit të Stefano Piolit, Interi po mendon për emrin e ri që do të formojë një skuadër konkurruese jo vetëm në Serie A por edhe në Champions League.

Interi ende dëshiron të sjellë Antonio Conte nga Chelsea, por Luciano Spalletti është një opsion shumë realist, shkruan “Football-Italia”, transmeton SYRI.net.

Sipas gazetës “Gazzetta dello Sport”, “Nerazzurët” janë të gatshëm të ofrojnë një pagë prej 15 milionë eurosh për Antonio Conten që është objektivi kryesor i zikaltërve.

Por drejtues të Interit kanë gati alternativën B ku trajneri aktual i Romës, Luciano Spalletti shihet si zëvendësuesi ideal i Stefano Piolit.

Klubi zikaltër pritet të vendosë në dispozicion të Spallettit një shumë prej 150 milionë euro për të kryer një merkato të suksesshme duke afruar në skuadër emra të njohur në arenën ndërkombëtare.

auto_Screenshot_131495104855.png

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll