Tifozët ndalin autobusin e skuadrës së Kukësit pranë tunelit të Kalimashit

May 18, 2017

Tifozët e Kukësit kanë pritur pranë tunelit të Kalimashit, autobusin e skuadrës, të cilët ishin nisur drejt qytetit verilindor për t’u grumbulluar aty dy ditë para sfidës kundër Skënderbeut.

Mesditën e sotme, tifozët kuksianë kanë dalë para autobusit për t’i dhënë mbështetje ekipit përpara sfidës vendimtare.

Lojtarët dhe stafi teknik ka zbritur nga autobusi për t’u përshëndetur me tifozët, ndërsa iu kanë premtuar se do të japin maksimumin kundër Skënderbeut.

Kukësi do të presë Skënderbeun në stadiumin “Zeqir Ymeri” për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 34-t të Superligës.

Një ndeshje kjo që mund të vendosë shumë për titullin kampion. Nëse Kukësi merr tri pikët kundër Skënderbeut, verilindorët do të shpallen kampionë për herë të parë në historinë e tyre.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll