Pepe dhe Di Maria, objektivat e Interit në merkato

May 19, 2017

Presidenca e re e Interit duket se i ka të qarta idetë se për të fituar duhen futbollistë me kualitet. Mbrojtësi portugez i Real Madridit duket se është njëri prej tyre, pasi drejtuesit e Interit janë pranë marrëveshjes dy vjeçare me të. Ndonse 34 vjeçar, Pepe shikohet si një futbollist me mentalitet fituesi, që do t'i japë grintë dhe eksperiencë ekipit, njësoj si braziliani Lucio, në Interin e Mourinhos.

Zikaltrit po punojnë me menaxherin Jorge Mendes, jo vetëm për transferimin e Pepes, por edhe të një tjetër ish madrileni. Bëhet fjalë për mesfushorin argjentinas të Paris SG, Angel Di Maria. 29 vjeçari luan prej dy vitesh në kryeqytetin francez dhe ka një kontratë edhe për dy vitet e ardhshme, por duket gati për një tjetër eksperiencë larg Ligue 1.

Javier Zanetti duket se është një nga njerëzit kyç, që po ndikon në realizimin e kësaj marrëveshjeje, që do të rindizte entuziazmin në shtëpinë zikaltër.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll