Nga Liverpool në stolin e Luftëtarit

Aug 11, 2017

Do t’i duhet të bëjë më shumë se paraardhësi i tij në pankinë dhe të sprovohet në një kampionat me shumë të panjohura.

Por Daniel Fernandez nuk trembet nga sfidat ashtu siç premtoi në prezantimin e tij si trajneri i ri i Luftëtarit. Skuadra gjirokastrite do të ketë tashmë në stol 44-vjeçarin uruguaian, me shpresën se do të bëjë më mirë se vendi i katërt sezonin e kaluar.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu. Në këto pak orë në Shqipëri jam ndeshur me njerëz shumë miqësorë. Te Luftëtari është një ambient i qetë për të punuar dhe kjo skuadër vjen pas një viti shumë të mirë në Superiore. E dimë presionin për të arritur pozicionin e vitit të kaluar, por do punojmë ta çojmë Luftëtarin edhe më lart”, shprehet Daniel Fernandez.

44-vjeçari nga Montevideo që deri më tani e ka ushtruar profesionin në skuadra të vendit amerikano-latin si Bella Vista e Montevideos, apo Atletico Huracan së fundmi ka qenë trajner i ekipit të të rinjve të Liverpoolit, skuadër simotër e anglezëve, por në Uruguai.

Bashkë me trajnerin plotësohet edhe stafi teknik me Fernandez që ka marrë një ndihmës, ndërsa përgatitësi i ri atletik vjen nga Greqia. Te Luftëtari, Daniel Fernandez pritet të sjellë edhe elementë që i gjykon të vlefshëm për projektin e tij të ri në Gjirokastër. Bashkë me Fernandez bëhen 3 trajnerët e huaj me Kukësin dhe Partizanin që kanë angazhuar respektivisht Mladen Milinkovic dhe Mark Iulianon.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll