Arena Kombëtare, nis montimi i strukturës së çeliktë të stadiumit

Aug 11, 2017

Punimet për ndërtimin e stadiumit të ri Arena Kombëtare po vijojnë me ritme të shpejta.

Ndërtimi i stadiumit “Arena Kombëtare” në kryeqytet po ecën me ritme të shpejta dhe brenda 15 muajsh do të jetë gati të hapë portat për të mirëpritur skuadrat dhe tifozët. “Arena Kombëtare” është një nga kandidaturat zyrtare të UEFA-s për zhvillimin e finales së Superkupës së Europës 2019, ndërsa do të shërbejë jo vetëm për ndeshjet e skuadrës tonë Kombëtare, por edhe si një qëndër multifunksionale për qytetarët, shërbime dhe argëtim gjatë gjithë ditëve të javës.

Punimet, të cilat janë në fazën e montimit të strukturës së çeliktë, u ndoqën nga arkitekti i njohur italian, Marco Casamonti, i cili ka realizuar projektin e stadiumit.

Ndërtimi i stadiumit “Arena Kombëtare” do t’i japë zgjidhje edhe çështjes së parkimit të automjeteve në qendër. Projekti parashikon ndërtimin e një parkimi nëntokësor me kapacitet 200 vende.

Arkitekti Marco Casamonti, sqaroi se tashmë ka përfunduar gjysma e punimeve, ndërsa vlerësoi seriozitetin dhe angazhimin me të cilën kanë punuar kompanitë shqiptare në këtë investim ambicioz. “Jemi pothuajse në gjysmën e punimeve sepse pjesa më e ndërlikuar në ndërtimin e stadiumit janë punimet nëntokësore, dhe punimet për shembjen e stadiumit të vjetër, mbrojtja e pjesës monumentale, çmontimi i fasadës së arkitektit Bosio, që do ta rimontojmë. Jemi në një fazë, ku po nisim të montojmë strukturën e çeliktë. Sigurisht, çeliku është më i shpejtë, ndaj kemi vendosur të bëjmë gjithë pjesën e lartë të stadiumit me strukturë të çeliktë. Do të përfundojë pas 15 muajsh. Shqipëria duhet të krenohet me këtë, pasi është një sipërmarrje shqiptare që punon shumë mirë dhe kontribuojmë si skuadër projektimi italiane, por kemi gjetur punëtorë të jashtëzakonshëm në Shqipëri”, tha Casamonti.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll