INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Strakosha në portë po bën paraqitje të shkëlqyera”, Igli Tare zbulon ofertën prej 70 milion eurosh për lojtarin e Lacios

“Strakosha në portë po bën paraqitje të shkëlqyera”, Igli Tare zbulon ofertën prej 70 milion eurosh për lojtarin e Lacios

Publikuar më: 17:09 15-10-2017

Drejtori shqiptar, Igli Tare ka treguar për mediat italiane në lidhje me ofertat e mbërritura në drejtim të futbollistëve të Lacios. Tare nuk la pa folur edhe për Thomas Strakoshën. Ndërkohë fillimisht deklaroi për Sergej Milinkoviç-Saviç:

“Milinkoviç vlen 70 milionë euro? Tek ne kanë ardhur oferta edhe më të mëdha se kaq. Për ne është një lojtar shumë i rëndësishëm. Ai rinovoi 6 muaj më parë dhe shpresoj të qëndrojë akoma tek ne. Lacio funksionon si një ekip i tërë, dhe përveç tij kemi edhe lojtarë të tjerë që po bëjnë mirë, si Luis Alberto dhe Lukas Leiva. Po ashtu edhe Strakosha në portë po bën paraqitje të shkëlqyera”, përfundoi Igli.

Article Logic
Execution time: 0.0031781196594238