INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stresi gjatë shtatzënisë i rrezikshëm, fëmijët mund të vuajnë nga çrregullime të personalitetit

Stresi gjatë shtatzënisë i rrezikshëm, fëmijët mund të vuajnë nga çrregullime të personalitetit

Publikuar më: 10:29 09-09-2019

Nëse gratë gjatë shtatzënisë përjetojnë lloje të ndryshme stresi, kjo mund të ndikojë tek personalitet i fëmijëve.

Fëmijët e lindur nga nëna të stresuara janë rreth 10 herë më shumë të rrezikuar të vuajnë nga çrregullimet e personalitetit kur arrijnë moshën 30-vjeçare.

Dhe çdo situatë stresi e zgjatur ndikon tek zhvillimi i fëmijës edhe pas lindjes së tij.

Në këtë përfundim ka arritur një studim në Finlandë, ku në analizë u morën rreth 3600 gra shtatzëna të cilat u monitoruan për nivelet e stresit dhe zhvillimin e mëtejshëm të fëmijëve.

Psikiatrët argumentojnë se nënat duhet që të kenë mbështetje të shëndetit mendor.

Në personalitetin e fëmijës sigurisht ndikojnë edhe faktorë të tjerë që tashmë njihen sikundër ajo cka përjetojnë në fëmijëri, situata ekonomike e familjes dhe jo vetëm.

Në studimin për nënat shtatzëna këtyre të fundit iu kërkua t’u përgjigeshin pyetjeve rreth nivelit të stresit që përjetonin. Në studimin afatgjatë u pa se kur fëmijët e nënave të marra të studim arritën moshën 30-vjecare u vrojtuan edhe crregullime e personalitetit dhe disa pre tyre kishin nevojë për ndihmë të specializuar.

Studimi tregoi se nivelet e larta të stresit që përjetonin nënat gjatë shtatzënisë kishin efekte të mëvonshme tek fëmijët.

Fëmijët e ekspozuar ndaj nivelit të lartë të stersit ishin rreth 10 herë më të rrezikuar të kishin crregullime personaliteti sesa fëmijët që lindin nga nëna që nuk kishin përjetuar stres.

Për këtë arsye ekspertët këshillojnë që nënat shtatzëna duhet të mbështetn kur janë në shtëpi por edhe në punë dhe të ketë strategji të caktuara për t’i ndihmuar kur të jenë të stresuara.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0083961486816406
    array(1) { ["section"]=> string(101) "stresi-gjate-shtatzenise-i-rrezikshem-femijet-mund-te-vuajne-nga-crregullime-te-personalitetit-101907" }