INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debati i fortë i studentes me Ramën: Nuk na kërcënoni dot me makina! Braktiset takimi

Debati i fortë i studentes me Ramën: Nuk na kërcënoni dot me makina! Braktiset takimi

Publikuar më: 17:45 20-12-2018

Një studente është përplasur dhe ka debatuar fortë më kryeministrin Edi Rama në takimin tek Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës. Ajo ka zbuluar disa biseda që ka bërë me të, duke thënë më pas se nuk e ka kërcënon se do i heqë prindërit nga puna apo me makina. Në fund ajo tha se Rama nuk bën dialog por vetëm monolog, duke shtuar se për këtë arsye po braktis takimin. Njësoj si ajo bën dhe shumë studentë, ndërsa Rama e gjeti me vend të flas për edukatën e tyre. “Edukatën atë shikoni, me këtë edukatë nuk ka kaloriferë, e s’ka biblotekë dixhitale e tarifë që ju bën derman”, u shpreh kryeministri gjatë kohës që studentët po largoheshin, ndërsa kur u qetësua salla ai u shpreh se situata e komunikimit tek të rinjë është dramatike. “Prej ditësh jam shumë sinqerisht po e them, i shqetësuar për nivelin e edukatës në komunikim. Natyrisht që duke jetuar përditë dhe duke parë përditë se çfarë modelesh mjerane frymëzon politika, këto janë të falur, por sidoqoftë prindërit shqiptarë nuk mësojnë këtë lloj edukate. Është skandaloze që të akuzosh, të bërtasësh, është një situatë dramtike nga pikëpamja e komunikimit, si mund të bëhet një debat i këtij niveli tek Fakulteti i Arkitekturës”, u shpreh Rama.

Debati me studenten para se të largohej

Studentja: S'më lini të flas se e dini se çfarë do të them. Si fillim më thonë si e kuptoni ju fjalën zhvatje me vetëdije?
Rama: Skandaloze!
Studentja: Skandaloze? Pse është skandaloze kur ajo po bëhet realisht?
Rama: S’ta shpjegoj dot
Studentja: Unë e kupto, ju se keni shpjeguar. Edhe mbrëmë nuk më keni dhënë përgjigje.
Rama: Të lutem, mbasi më ke shkruar atë fjalë
Studentja: Jo më keni thënë, ta them unë ça me keni thënë.
Rama: Lexoje.
Studentja: Më keni thënë gjatë gjithë këtyre ditëve jeni treguar në një nivel shumë të lartë dembelash mendorë.
Rama: S’është fjalia ime kjo.
Studentja: Është fjalia juaj, është fjalia juaj zoti Rama. Më keni marrë në telefon në orën 10 e gjys.
Rama: Shiko…
Studentja: Të mbaroj unë pastaj fol, ashti siç ja bërë të gjithëve
Rama: Lexoje
Studentja: Të mbaroj unë
Rama: Lexoje
Studentja: Të mbaroj unë dhe pastaj flisni ju.
Rama: Jo, lexoje në mënyrë korrekte
Studentja: Po, ta them unë tani kush është mënyra korrekte
Studentja: C'a jemi ne për ju lolo të qeverisë?
Rama: Çohu ik fare.
Studentja: Ju them dhe unë të gjithë shqiptarëve që ju nuk doni dialog por doni monolog me veten. Nuk na bleni dot si keni blerë 1000 FRESSH-stat. Nuk na blini dot nuk na kërcënoni dot se do na hiqni prindërit nga puna, nuk na kërcënoni dot me makina.
Rama: Mbaruat?
Studentja: Jo nuk kam mbaruar. Ky nuk është dialog. Ju po na detyroni të vijmë këtu dhe nuk po bëni dialog, ashtu siç nuk keni bërë me të gjitha universitetet e tjera duke filluar nga ai i UBT-së. Zërin tonë do e dëgjoni. Nuk na ulni dot. Ju nuk doni të dëgjoni, vetëm të flisni vet. Kush do të dëgjojë monolog le të rrijë këtu. Ne po largohemi.

Article Logic
Execution time: 0.0031731128692627