INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët lënë vetëm Edi Ramën, Kryeministri i tensionuar këmbëngul në dialog

Studentët lënë vetëm Edi Ramën, Kryeministri i tensionuar këmbëngul në dialog

Publikuar më: 12:10 10-12-2018

Edi Rama u la i vetëm sot në tryezën e dialogut nga studentët. Por kjo nuk e ka ndaluar Kryeministrin Edi Rama që mbajë një prononcim të gjatë për të sqaruar gjithë këtë situatë

Gjatë video-konferencës së tij, kryeministri Rama u kë bërë thirrje studentëve të se dialogu është shumë i rëndësishëm në këtë rast, ai po ashtu tha se për negociata nuk kemi asgjë për të negociuar, por vetëm për të dialoguar.
Edi Rama:
“Nëse protesta është e atyre që dolën spontanisht në një protestë për një gjë të drejtë, duhet të dialogojmë. Dialogu nuk është një akt martese me zorrë, por është një akt ku palët flasin dhe dëgjohen. Vazhdoni protestoni dhe shumë mirë bëni që protestoni.
Si mund të jemi sot në këtë Shqipëri, duke bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë, dhe të punojmë kundër dialogut me qeverinë dhe kryeministrit. Pse ca është kryeministri dyqan, magazinë, ku shkruhen kërkesat dhe merren përgjigjet nga televizori?”.
Rama, dukshëm i tensionuar gjatë diskutimit të tij, këmbëngul për një zgjidhje të përbashkët: “
Edi Rama:
“Unë nuk jam Zoti që i zgjidh punët në mënyrë magjike kur i shkruajnë nga lart. Prandaj duhet zgjidhja dhe gjetja e zgjidhjeve bëhet në mënyrë të përbashkët. Unë nuk hyj dot në universitet të gjej zgjidhje siç i doni ju. Nuk mendoj se jam më i miri, por mund ta bëj këtë punë shumë më mirë duke mbajtur veshët hapur. S’doni të dialogoni është e drejta juaj, rrini atje dhe mos ndaloni së protestuar”.

Article Logic
Execution time: 0.0022668838500977