INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët ngujohen dhe  përplasen me policinë private: S`na lënë as ushqimet [VIDEO]

Studentët ngujohen dhe përplasen me policinë private: S`na lënë as ushqimet [VIDEO]

Publikuar më: 21:53 11-01-2019

Rreth 40 studentë janë ngujuar tek Universiteti i Inxhinierisë mbrëmjen e sotme. Në momentet që kanë tentuar të dalin jashtë për të marrë ushqim, ata janë përplasur me punonjësit e policisë private. Studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit në UT kanë akuzuar pak më parë nëpërmjet një video se punonjës të policisë, të veshur civilë, kanë thyer xhamin e derës së fakultetit dhe fajin j' ua kanë lënë atyre. Në videon e publikuar nga vetë ata, studentët i kërkojnë njërit prej 'civilëve' që të nxjerrë dorën nga xhepi duke e akuzuar se e ka thyer ai xhamin, pasi dora i është gjakosur.

Ata pohojnë se nuk po i lejojnë shokët e tyre të fusin ushqime në godinën e fakultetit ku po qëndrojnë prej orësh.

“Po na lënë pa bukë, nuk lënë që të na sjellin ushqime, mos na detyroni të futemi në grevë urie”,- shprehen ata.

student from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0033929347991943