INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studenti me aftësi të kufizuara ‘mbërthen’ live Ramën, t’i thua qorr...

Studenti me aftësi të kufizuara ‘mbërthen’ live Ramën, t’i thua qorr...

Publikuar më: 00:13 14-12-2018

Edi Rama është përballur mbrëmjen e sotme me një student me aftësi të kufizuara.

Studenti i ka thënë në sy Ramës se si mund të ndihet ai dhe gjithë personat e verbër kur ai përdor shprehjet 'qorr e sakat', ndërsa Kryeministri ka thënë se e thotë për pedagogun Arlind Qorri.

'Si mund të ndihem unë kur ti thua qorr, pavarësisht se ti e thua për Arlindin... Po ata që janë nga shtëpia si ndihen', u shpreh ai ndëkohë Rama u përgjigj 'Unë e them për një pedagog që ka mbiemrin ashtu.'

Gjithashtu studenti ka treguar se studion për Drejtësi në një universitet privat sepse në shtet nuk i kanë ofruar bursë të plotë.

'U rregjistriova në privat për Drejtësi sepse në shtet nuk më dhanë bursën. Kërkova gjithandej dhe një universitet privat më ofroi bursë 100 %.'

Studenti i kërkoi kryeministrit Rama se për çfarë arsye nuk zbatohet ligji për statusin e të verbërit.

“Ju e keni automatike. Ndërsa në nivelin master janë universitetet sipas ligjeve që s’duhet t’a bëjnë këtë. Kjo është diçka që unë e kam mësuar nga kjo protestë. Siç kam mësuar edhe gjëra të tjera, pasi unë nuk i di të gjitha. E dyta, universiteti ka një autonomi. Pra, vetëqeveriset. Qeveria e financon universitetin, qeveria e monitoron universitetin, por qeveria as nuk merr vendime mbi universitetin, qeveria as nuk e ka detyrë të ndjekë kategorinë brenda universitetit dhe e gjithë kjo vihet në diskutim, ku ju dhe kategoritë të tjera nuk keni marrë atë që ju takon me ligj.”, u përgjigj Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033450126647949