INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim/ Dashuria të shëndosh! Arsyet do ju habisin

Studim/ Dashuria të shëndosh! Arsyet do ju habisin

Publikuar më: 12:37 14-03-2018

Dashuria të shëndoshë! Ky është përfundimi i një studimi të fundi nga studiuesit australianë të cilët morën në studim 15 mijë çifte për 10 vite.
Në momentin që dashurohesh dhe stili i jetës ndryshon.
Nga darkat romantike deri tek netët e gjata zgjuar në divan duke parë filma, janë këto disa nga zakonet e reja por që po i bënë çiftet të shtojnë peshë.
Studimi i Universitetit Qendror Queensland raporton se çiftet në momentin që dashurohen dhe krijonin një lidhje nisnin të shtonin peshë pavarësisht se mund të kishin një stil jetesë më të shëndetshme se sa beqarët, shkruan intv.al.
Kjo ndodh për arsye se të dashuruarit kalojnë më shumë kohë bashkë në shtëpi duke parë filma, duke ngrënë më shumë ushqime të shëndetshme, dhe kanë më shumë darka romantike.
Dr Jerica Berge, shprehet se në momentin që një person është beqar ai kalon më shumë kohë jashtë shtëpisë ndërsa në momentin që krijon familje netët e çifteve bëhen me komode.
Gjithashtu një shkak tjetër për shtimin në peshë të çifteve ishte dhe kur familja zgjerohej dhe në jetë vinin dhe fëmijët, prindërit merrnin më shumë kilogramë për shkak se në momentin se sa herë do ushqenin fëmijët do konsumonin dhe vetë duke shtuar kështu vaktet.

Article Logic
Execution time: 0.0028560161590576