INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Studim i fundit, shenjat e para të autizmit shfaqen që në muajin e gjashtë[VIDEO]

Publikuar më: 11:47 24-11-2018

Autizmi po përhapet masivisht. Të dhënat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë flasin për 1 rast në 88 fëmijë. Meshkujt janë më të predispozuar të preken nga një prej formave të spektrit autik.

Një studim i fundit ka zbuluar se autizmi është një çrregullim neurobiologjik, shenjat e të cilit manifestohen vetëm disa muaj pas lindjes së fëmijës!
Deri më tani është besuar se simptomat e para shfaqen rreth moshës 2-3 vjeçare, por një studimi i kryer në Universitetin Yale në Shtetet e Bashkuara, ka vërejtur se fëmijët e prekur nga autizmi shfaqin shenjat e para, që në 6 muajt e parë të jetës.
Mungesa e kontaktit të drejtëpërdrejtë me sy, e emocioneve si e qeshura apo dhe mungesa e aftësisë për të belbëzuar janë shenja të hershme që të bëjnë të kuptosh, që fëmija nuk ka një zhvillim normal dhe të qëndrueshëm mendor. Testi i ekspertëve amerikanë konsistonte në ruajtjen e reagimeve të bebeve gjashtë muajshe përmes filmimeve dhe krahasimin e tyre pas dy vitesh.
Bebet që nuk reagonin, nuk qeshnin ndaj veprimeve të njerëzve përreth u diagnostikuan me autizëm në vitin e dytë të jetës.
Ndaj psikiatrit këshillojnë, që sa më herët të zbulohen çrregullimet e spektrit të autizmit dhe të fillojë trajtimi aq më shumë efekte pozitive do të kenë. Fëmijët që trajtohen në fillim i përgjigjen më mirë terapive dhe i nënshtrohen përmirësimeve thelbësore.

Article Logic
Execution time: 0.003364086151123