INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri ngre pyetjet e para ndaj prokurorisë: “Politikën e bëj vetë, ju...

Tahiri ngre pyetjet e para ndaj prokurorisë: “Politikën e bëj vetë, ju..." Hadërmataj: U përfshive në skandal

Publikuar më: 13:39 20-10-2017

Pas më shumë se 2 orë e gjysmë të mbledhjes së Këshillit të Mandateve ka marrë fjalën ish ministri Saimir Tahiri, për të cilin organi i akuzës kërkon arrestimin e tij. pyetjet janë lidhur me vendimin e Krimeve të rënd mbi përdorjen e makinës së tij nga Habilajt, për të cilën Prokuroria ka pushuar çështjen në vitin 2015.
Saimir Tahiri:
“Kam disa pyetje për ti adresuar prokurorisë. Zoti prokuror ju thatë që nuk është referuar kurrë procedim nga policia, jam i saktë”.
Besim Hadërmataj:
“Nga 2013 nuk ka në prokurorinë e krimeve të rënda”.
Saimir Tahiri:
“Kam shkuar unë në 2013 në prokurori për çështjen e makinës. Unë jam këtu vetëm për të vërtetën, do të vijë dita edhe për të bërë politikë.
Në shtator unë kam qenë në prokurori për sa i përket makinës dhe është mbyllur në dhjetor të 2015. A jeni në dijeni që është hetuar për këtë çështje. Unë kam ardhur vetë për të hetuar.
Besim Hadërmataj:
“Unë flas vetëm për prokurorinë për Krimet e Rënda”.
Saimir Tahiri:
“Lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike me makinën time nga Habilajt, kam ardhur dhe kam kërkuar unë hetim tek ju. Ju keni hetuar dhe keni dhënë vendim”.
Besim Hadërmataj:
“Ju jeni skandal politik, ju keni ardhur për të sqaruar pozicionin tuaj. Unë thash që nuk ka asnjë material nga policia e shtetit”.
Saimir Tahiri:
“Unë nuk pres nga ju për komentet për skandalet politike. Këto mi lini mua. Por po ju pyes nëse prokuroria ka hetuar për çështjen e makinës time”.

Article Logic
Execution time: 0.0039520263671875