INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa e ‘Kombit’, Spaho – Ramës: Harroje se paguhet...

Taksa e ‘Kombit’, Spaho – Ramës: Harroje se paguhet...

Publikuar më: 14:13 03-06-2018

Partia Demokratike nëpërmjet kreut të grupit Edmond Spaho kanë kritikuar mundësinë e rivendosjes së taksës ndërsa 4 të arrestuarit vijojnë të mbeten në burg.

Në një postim në rrjetin social facebook ai shprehet se Rama sërish po provokon me rishfaqjen e taksës.

“Ne media po lexoj qe Kryeministri ka vendosur te provoje edhe një here taksen e Rrugës se Kombit. Kryeministri i pacipe një muaj pasi u tha me fal banoreve te Kukësit, Hasit dhe Tropojës po i provokon serish.

Nuk mjafton qe katër prej tyre i mban padrejtësisht ne burg nëpërmjet veglave te tij ne gjyqësor por duhet qe ti provokoje me rishfaqjen e taksës”, shkruan Spaho në FB.

“Për te ka rëndësi te mbushe xhepat me milionat e gjobës korruptive qe ka vendosur për këtë akt te paprecedent antipopullor dhe antikombëtar”, thekson Spaho.

Në vijim i kujton Ramës se “i ka bërë gabim llogaritë”.

“Nuk paske vene mend nga hera e pare. Kur njerëzit humbin çdo shprese nuk ka force dhe arrogance qe t’i ndalë. Harroje qe kuksianet apo çdo shqiptar te paguajnë takse për atë rruge dhe kane te drejte te veprojnë kështu”, paralajmëron Spaho.

Sipas Spahos kuksianët “këtë radhe do të vijnë deri ne Tiranë dhe nuk do të jenë vetëm…”.

Article Logic
Execution time: 0.0030181407928467