INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Taksa e rrugës ‘’dëbon’’ kosovarët! Në tetor Shqipëria është vizituar më pak[VIDEO]

Publikuar më: 11:52 23-11-2018

Pagesa e rrugës së kombit me sa duket po ul ndjeshëm numrin e kosovarëve që vijnë për të vizituar Shqipërinë. 

Të dhënat e INSTAT e faktojnë këtë, pasi tregojnë se në tetor të 2018, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vend është 337.603 dhe krahasuar me të njëjtën periudhë me një vit më parë është ulur me 11%.
Këtë vit 38% e shtetasve që kanë hyrë gjithsej në vend, kanë ardhur për pushime.
Ndikimin kryesor e kanë dhënë shtetasit nga Kosova, hyrjet e të cilëve ranë me 16% në tetor, ose rreth 15 mijë persona më pak se tetorin e një viti më parë.
Rënia e hyrjeve të shtetasve nga Kosova përkon me fillimin e taksimit të rrugës Durrës-Kukës, 5 euro për një drejtim, e cila pas shumë debatesh filloi të zbatohej në gjysmën e dytë të shtatorit.
Por dhe biznesmenët kanë filluar të hezitojnë të marrin rrugën për në Shqipëri. Taksa për një rrugë për kamionët varion nga 16.2 në 22.5 euro.
Përjashtuar muajin tetor, fluksi i hyrjes së shtetasve nga Kosova ka qenë shumë i lartë. Për 10 mujorin, në Shqipëri kanë hyrë 1.9 milionë shtetas nga Kosova, me një rritje gati 22% me bazë vjetore. Tetori është muaji i parë, në këtë 10 vjeçar që fluksi i kosovarëve shfaqet me rënie kaq të lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0033259391784668