INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksë për Rrugën e Kombit/ Braktiset protesta, Rama falënderon kuksianët

Taksë për Rrugën e Kombit/ Braktiset protesta, Rama falënderon kuksianët

Publikuar më: 17:25 17-09-2018

Nis taksimi i Rrugës së Kombit. Që prej mëngjesit të ditës së sotme kushdo që përdor këtë aks rrugor duhet të paguajë.

Por opozita dhe shoqëria civile kishin paralajmëruar një protestë kundër taksimit të rrugës së kombit. Por aty munguan deputetët e qarkut apo dhe të veriut dhe mori pjesë vetëm deputeti i Vlorës.

Protestuesit nuk arritën të shkonin as në vendin ku janë vendosur 10 sportelet e pagesës por mundën vetëm të protestojnë në qytetin e Kukësit.

Por partia Demokratike akuzon strukturat shtetërore se kanë bllokuar dhe kanë ndaluar pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë.

Nëpërmjet pamjeve video demokratët thonë se i gjithë qyteti i Kukësit si dhe rruga që të çon tek tuneli i thirrës kanë qënë përgjatë paradites nën shtetrrethimin e policisë dhe forcave speciale të dërguara nga Tirana.

Por krejt ndryshe e shikon mungesën e pjesëmarrësve në protestë kryeministri Edi Rama.

“Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë?Dhe njëherë ndjesë për shqetësimin e krijuar?Do bëjmë çmos që jo vetëm çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim,po dhe që Kukësi të bëhet shpejt me aeroport e të ketë më shumë investime e punësim real edhe stadium” shprehet Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0040252208709717