INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksimi i stallave të blegtorisë, deputeti ngre alarmin: ‘Shifrat 4 herë më të larta se...’

Taksimi i stallave të blegtorisë, deputeti ngre alarmin: ‘Shifrat 4 herë më të larta se...’

Publikuar më: 12:00 25-04-2018

“E pabesueshme por taksa mbi stallat e blegtorisë është katër herë më e lartë se ajo e shtëpive te luksit!!”

Është ky denoncimi i bërë nga deputeti i LSI Edmond Panariti i cili thotë se e gjithë kjo do sjellë rrënim të garantuar të blegtorisë.

“E thënë ndryshe mundi, djersa, sakrifica e fermerëve, blegtorëve taksohen rëndë ?! Ndërsa qejfi, vaniteti, ekstravaganca lehtësohen?! Rezultati!! Rrënim i garantuar i blegtorisë dhe dalja nga skena e qumështit shqiptar i cili edhe për këtë arsye prodhohet sot me kosto 40% më të lartë se mesatarja për litër e qumështit në BE.....Quo Vadis?!”, shkruan deputeti i LSI duke ia adresuar kështu mesazhin e tij edhe ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi.

xfdgh_q34.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033068656921387