INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tani është e mundur të bësh UPGRADE duart (VIDEO)

Tani është e mundur të bësh UPGRADE duart (VIDEO)

Publikuar më: 11:46 12-11-2018

Shumë njerëz në Suedi kanë filluar të bëjne diçka të çuditshme që nga pranvera e vitit 2018. Njerëzit marrin një çip të futur nëpermjet  kirurgjisë,e cila vendoset mes gishtave të tyre  treguese, i cili më pas zëvendëson të gjitha kartat plastike, çelësat dhe gjërat e tjera që njerëzit zakonisht kanë për të kryer me ta. Dhe në qoftë se vitin e kaluar rreth 100 njerëz kishin këto çipe deri tani, sipas Daily Mail, ky numër është rritur në më shumë se 4,000 njerëz dhe është ende në rritje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sandra Würthner (@sandra_wuerthner) on

 

Ja gjërat kryesore në lidhje me këtë çip:

Zëvendëson të gjitha kuletat elektronike, kartat bankare, kartat e udhëtimit dhe kartat e ndryshme kryesore. Ju mund ta përdorni atë për të paguar thjesht duke prekur një pajisje me dorën tuaj.
Është i vogël sa një kokërr orizi.
Çmimi i saj së bashku me procedurën është 180 $. Disa kompani u ofrojnë këtë shërbim edhe punonjësve të tyre.
Nuk ka një tracker GPS, kështu që një person nuk mund të gjurmohet.
Çipi punon vetëm nëse është disa inç larg nga lexuesi. Pra, nuk është e lehtë që këto informata të vidhen nga kriminelët
Është pasive, kështu që përmban vetëm informacionin, por nuk mund të gjejë asnjë informacion nga pajisjet e tjera.

Instagram Banner

 

Capture.JPG


Kjo shpikje e re është kritikuar edhe nga disa njerëz. Skeptikët mendojnë se, para së gjithash, askush nuk mund të garantojë që të dhënat personale që gjenden në këto pajisje do të jenë konfidenciale. Së dyti, disa njerëz janë të sigurt se këto çipe së shpejti do të kenë ndjekës GPS në to. Është krejt e mundur që të gjitha këto të fillojnë me kompanitë e mëdha që do të duan të përcjellin vendndodhjen e punonjësve të tyre. Përndryshe (dhe kjo është një teori konspiracioni) pse disa kompani do të ofrojnë këtë shërbim falas. © insmart.al

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053