INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taulant Balla dorëzon prova të reja kundër Bashës në Prokurori

Taulant Balla dorëzon prova të reja kundër Bashës në Prokurori

Publikuar më: 09:18 18-10-2018

Beteja e opozitës dhe shumicës lidhur me çështjen ‘Babale’ po bëhet gjithnjë e më e fortë në drejtësi. Mëngjesin e kësaj të enjte Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas të dhënave bëhet e ditur se Taulant Balla do të dorëzojë prova të reja për padinë e dorëzuar dje.
Kujtojmë që ditën e djeshme, Taulant Balla depozitoi një padi tjetër ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, deputetit demokrat Ervin Salianji dhe ish kreut të policisë bashkiake, Florenc Hoxha.
Balla i ka paditur për ‘Shpifje’ dhe ‘kallëzim të rreme’ të kryer në bashkëpunim. Padia vjen pas videos së kunatit të Babales, Fredi Alizoti, të cilin e intervistoi Florenc Hoxha dhe e publikoi Salianji.

Article Logic
Execution time: 0.0039739608764648