INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të dhënë pas ekraneve! 9 nga 10 shqiptarë ndjekin rregullisht mediat[VIDEO]

Publikuar më: 10:49 08-03-2019

Një anketë e INSTAT, zbulon se 9 nga 10 persona në vendin tonë ndjekin rregullisht mediat.

Televizioni është media dominuese. 91% e grave dhe 88% e burrave shikojnë televizor të paktën një herë në javë. Ndërsa trendi për gazetat ka rënë. Ato lexohen nga 17% e grave dhe 25% e burrave dhe bëhet fjalë për njëherë në javë. Edhe dëshira për të dëgjuar radio është në rënie. 15% e grave dhe 30% e burrave dëgjojnë radio të paktën një herë në javë. Vetëm 8% e femrave dhe 10% e meshkujve nuk janë të ekspozuar ndaj asnjë prej tre mediave tradicionale.
Interneti është gjithashtu ndër më të përdorurit nëpërmjet të cilit po ndahet gjithnjë e më shumë informacioni. Ky përdorim përfshin shfletimin e faqeve të internetit, email-it, ose mediave sociale. Rreth dy të tretat e grave dhe burrave të moshës 15-49 vjeç përdorin internet të paktën një herë në javë.
Burrat në zonat urbane kanë më shumë akses në gazeta, televizion dhe radio 9% kundrejt 5%, të atyre që jetojnë në zonat rurale. Tek gratë është e kundërta, 14% e grave në zonat urbane janë të ekspozuara ndaj të tre mediave, krahasuar me 16% të grave në fshatra.
Ekspozimi ndaj tre formave të mediave masive rritet me nivelin arsimor. Përqindja e grave që ndjek të tre mediat, rritet nga 2% te gratë me arsim fillor në 14% në mesin e atyre që kanë një arsim universitar ose pasuniversitar. Midis burrave, rritja korresponduese është nga 1% në 19%.

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561