INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Të dua Era!’ Moderatori shqiptar tregon sesi dëgjohet SHQIP ‘Bonbon’ i Era Istrefit në mes të Parisit [VIDEO]

‘Të dua Era!’ Moderatori shqiptar tregon sesi dëgjohet SHQIP ‘Bonbon’ i Era Istrefit në mes të Parisit [VIDEO]

Publikuar më: 14:01 18-02-2018

Era Istrefi është një ndër këngëtaret shqiptare më të famshme në botë dhe ndër ato prej të cilave në duhet të krenohemi vërtet. “Bonbon” ishte çelësi i suksesit dhe çdo ‘porte’ në tregun ndërkombetar për shqiptaren, Era Istrefi. Është ndër këngët më të dëgjuara në botë dhe statistikat flasin vetë. Si duket në këtë kohë ku të gjithë po flasin për Rita Orën apo për Dua Lipan, moderatori shqiptar vendos të krenohet akoma më shumë me Era Istrefin. Bëhet fjalë për moderatorin e njohur, Albi Isakaj.
“Duke dëgjuar @strefie të këndojë shqip në ‘after party’ i Elie Saab në mes të Parisit. Kjo po është KRENARI!!!
Të dua Era ♥”, përfundon Albi teksa tregon se ‘Bonbon’ i Erës dëgjohet edhe në festën madhështore të ‘Fashion Designer’ libaneze shume të famshme, Elie Saab në Paris./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0027761459350586