INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të enjten tek Amfiteatri takohuni mes yjesh me Mbretin e Natës [VIDEO]

Publikuar më: 17:58 22-09-2018

Këtë herë në skenën e Amfiteatrit të Liqenit do të kenë mundësinë të shijoni muzikë jazz.

Pas një suksesi të padiskutueshëm me albumin e ri “Mes Yjesh' rikthehet në Tiranë, një nga artistët më të rëndësishëm të muzikës së re shqiptare, Dren Abazi i cili ju pret këtë të enjte në orën 20:00 tek Amfiteatri i Tiranës.

Një melodi qetësuese, një poezi domethënëse, Dren Abazi i cilësuar 'Mbreti i Natës' do t'i ofrojë publikut shqiptar muzikë, elegancë dhe sigurisht romanticitet mes yjesh.

Tingujt “Mes Yjesh” përmbledh disa prej produksioneve më të mira të band-it të publikuara gjatë viteve të fundit. Të gjitha copëza të një repertori ku ndërthuren mjeshtërisht ritmet ballkanike me nota jazz.

Dren Abazi e cilëson Tiranën shtëpinë e tij të dytë, ku është i lirë të dhurojë muzikën që bën. Sipas tij muzika e albumit 'Mes yjesh' tregon shumë për natën.

Dhe sigurisht nëse doni të takoheni me mbretin e natës “Mes Yjesh”, me muzikë live, emocione unike vendin e dini nën qiellin e Amfiteatrit tek Liqeni në orën 20:00 në datën 27 shtator.

Article Logic
Execution time: 0.002885103225708