INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të fiksuar pas këngës 'Shallow' nga Lady Gaga dhe Bradley Cooper? Nuk duhet ta humbisni këtë COVER nga ky çift kaq simpatik! [VIDEO]

Të fiksuar pas këngës 'Shallow' nga Lady Gaga dhe Bradley Cooper? Nuk duhet ta humbisni këtë COVER nga ky çift kaq simpatik! [VIDEO]

Publikuar më: 17:25 09-01-2019

Mbrëmjen e 6 Janarit u mbajt Golden Globes 2019, eventi që vlerëson arritjet në kinematografi dhe seriale televizive në The Beverly Hilton, Beverly Hills. Megjithëse që të gjithë prisnin të ishte nata e filmit “A Star is Born” me Lady Gaga-n dhe Bradley Cooper, çmimi i madh shkoi për një tjetër film po kaq të famshëm.

“Bohemian Phapsody”, filmi i cili rrëfen rrugëtimin dhe magjinë e këngëtarit të famshëm Freddie Mercury, fitoi çmimin si filmi më i mirë i vitit. Rami Malek, protagonisti kryesor shkëlqeu i veshur nën petkun e Mercury-it duke rrëmbyer kështu çmimin e aktorit më të mirë.

Filmi i Bradley Cooper dhe këngëtares Lady Gaga, ishte përfolur se do të shkonte me shumë çmime në shtëpi, por dy artistët shkuan në shtëpi me vetëm një trofe, për “Këngën më të mirë origjinale”.

Kjo këngë është pëlqyer shumë nga të gjithë dhe të shumtë janë personat që kanë bërë COVER-a të kësaj kënge por kjo që kemi veçuar më poshtë është mjaft e vecantë.

Siç është edhe për Youtuber-in, Alyssa Shouse e cila shprehet se dhe për të kjo këngë është mjaft e veçantë dhe e bindi edhe të dashurin e saj, Charles t'i bashkohet në këtë cover. Edhe pse ai nuk ka qejf të këndojë, e bëri për të, pasi “A Star is Born” është filmi i saj i preferuar.

Ky cover ka kaluar mbi 1 milion klikime dhe komentet janë pafund pozitive për dyshen, të jeni të sigurt se dhe ju do dashuroheni me dyshen. Shijoheni!

 

Article Logic
Execution time: 0.0028440952301025