INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të gjesh punë me kohë të plotë në Shqipëri shumë e vështirë[VIDEO]

Publikuar më: 14:19 23-08-2018

Shqiptarët dhe Maqedonasit janë të nën punësuar. Kjo do të thotë se edhe pse kërkojnë punë me kohë të plotë gjejnë vetëm me të pjesëshme pra part-time. E janë jo pak, por afro 25-34% e të punësuar që nuk gjejnë dot punë 8 orë në ditë. Të dhënat janë publikuar nga një sondazh i Gallup, në studimin “E ardhmja e Punës”, ku flite për ‘nënpunësimin”. Indeksi i Gallup mat përqindjen e të anketuarve në fuqinë punëtore të cilët punojnë në kapacitetin e dëshiruar dhe atyre që punojnë nën kapacitet.

Sipas raportit, Shqipëria dhe Maqedonia ka normën më të lartë në Ballkan të nënpunësimit, ndërsa shfaqet më mirë Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, me rreth 14-25 %. Kryesisht punët që bëjnë shqiptarët part-time janë në kompani call-centër, në turizëm, bujqësi apo dhe në kompani ndërtimi. Pasi një pjesë janë studentë apo nën moshën 18 vjeç dhe ligji nuk lejon që të punojnë me kohë të plotë. Ndërsa disa të tjerë varen nga punësimi sezonal apo projektet që marrin punëdhënësit e tyre. Po ka dhe kompani që nuk kanë shumë para dhe i paguajnë me on-orare kështu që i mbajën nga 2 deri 6 orë punë në ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0039799213409424