INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë e dinim se Rita Ora e ka prejardhjen nga Kosova, por ja që s'qenka e vërtetë, zbulojeni tani!

Të gjithë e dinim se Rita Ora e ka prejardhjen nga Kosova, por ja që s'qenka e vërtetë, zbulojeni tani!

Publikuar më: 22:18 25-02-2018

E rëndësishme është që në venat e saj rrjedh gjak shqiptari!

Rita Ora është një ndër këngëtaret e cila ka korrur shumë sukses anembanë botës dhe sa herë i është dhënë mundësia, është shprehur se është krenare që është shqiptare.
Ajo njihet në të gjithë botën si këngëtare shqiptare nga Kosova, por së fundmi është zbuluar se Rita nuk e ka prejardhjen nga shteti më i ri në botë. Kështu është shpreur biografi i gjyshit të saj, Besim Sahatçiut në një intervistë për "Shqiptarja.com", se origjina e vjetër e Ritës është nga Kazazët e Shkodrës.

Orëndreqës të njohur, paraardhësit e Rita Orës kanë shkuar në Pejë të Kosovës, ku mbizotëronte kultura dhe tregëtia turke dhe mbiemri u mbeti në këtë gjuhë Sahatçiu. Rita Ora tashmë e mban mbiemrin në gjuhën e saj shqipe, si artiste e njohur me famë botërore. Ndërkohë që gjyshi i saj, Besim Sahatçiu që në rininë e tij shfaqi prirje për muzikën, më vonë u bë një nga pesonalitet më të mëdhaja të Kosovës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039029121398926