INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë po e prisnim! WhatsApp sjell risinë që do t'ju gëzojë, zbulojeni!

Të gjithë po e prisnim! WhatsApp sjell risinë që do t'ju gëzojë, zbulojeni!

Publikuar më: 20:52 18-04-2018

WhatsApp është një nga aplikacionet më të përdorura nga të gjithë për faktin se është shumë praktik. Nga dita në ditë sjell risi të reja për përdouesit për të lehtësuar punën e tyre dhe së fundmi do t'i lejojë ata të kthejnë përsëri foto e videot e fshira.  WhatsApp ka shtuar disa rregullime të reja, të cilat lejojnë rregullimin e gabimeve dhe kthimin e skedarëve të fshirë të medies.


Më herët, përdoruesit nuk ishin në gjendje të shkarkonin skedarët e fshirë specifike të dërguara në WhatsApp. Por tani aplikacioni i mesazheve ju mundëson të shkarkoni edhe skedarë të tillë.WABetaInfo ka raportuar: ËhatsApp tani lejon përdoruesit të shkarkojnë përsëri medien e fshirë, të tilla si imazhe, video, GIF, mesazhe zanore dhe dokumente.

Në një raport të publikuar nga kompania, u tha se, ky funksion i ri u prezantua në përditësmin e ri të WhatsApp, fillimisht ishte vetëm për telefonat android, por tashmë ka ardhur edhe për të tjerët.  Megjithatë, aplikacioni nuk na lejon të shkarkojmë skedarë medialë që janë shumë të vjetër, në vend të kësaj, na kërkon që t’i dërgojmë një kërkesë dërguesit për të ridërguar përsëri mediet.

Ky tipar i ri ka ardhur menjëherë pas kritikave me të cilat ballafaqohet Facebook. Megjithatë, kohët e fundit, WhatsApp kishte konfirmuar se të dhënat e përdoruesve dhe bisedat janë të siguruara me enkriptim end-to-end dhe askush nuk do të jetë në gjendje të lexojë mesazhe dhe të dëgjojë thirrjet, madje as WhatsApp.

Article Logic
Execution time: 0.0036661624908447