INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të moshuarit nuk reshtin së punuari, ia kalojnë të rinjve

Të moshuarit nuk reshtin së punuari, ia kalojnë të rinjve

Publikuar më: 12:54 12-06-2019

Të moshuarit nuk reshtin së punuari. Edhe pse në prag të pensionit ose kanë dalë shumë të moshuar zgjedhin të mos heqin dorë nga puna. Ata janë pjesë e tregut të punës, madje duken më këmbëngulës se të rinjtë.

Sipas INSTAT, forca e punës, pra persona të punësuar ose në kërkim të një vendi pune në fund të 3-mujorit të parë 2019 arriti në 1.414.757, nga të cilët 58.302 prej tyre ishin mbi 64 vjeç.

Shumë persona në moshë pensioni nuk mund të gëzojnë pagesën për shkak se nuk kanë paguar sigurime shoqërore gjatë periudhës së tranzicionit dhe në disa raste ata nuk vërtetojnë vitet e punës para vitit 1990. Ndaj një pjesë e tyre janë të detyruar të punojnë ose të kërkojnë punë për të përballuar jetesën. Në raport më vitin 2018 në 3 muajt e parë të 2019 janë rreth 6.000 mijë pensionistë më shumë që u përfshinë në tregun e punës.

Në tre mujorin e parë të këtij vitit, sipas statistikave të INSTAT, 57.892 persona mbi moshën 64 vjeç janë në punë dhe një pjesë tjetër nuk reshtin së këkuari një vend pune. Shifrat në rritje të personave mbi moshën 64 vjeç vjet që janë aktiv në punë vihet re më së shumti nga pas vitit 2015. Në 2015 ishin 28.283 pensionistë që u përfshinë në forcën e punës.

Ndërkohë, e kundërta po ndodh me forcën e punës nën moshën 64 vjeç. INSTAT raportoi se, forca e punës në grupmoshën 15-64 vjeç në 3 muajt e parë të këtij viti ra me 423 persona.

Article Logic
Execution time: 0.0041608810424805