INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të paharrueshme! Këto batuta të filmave shqiptarë i kemi përdorur të gjithë, kush ju pëlqen më shumë?

Të paharrueshme! Këto batuta të filmave shqiptarë i kemi përdorur të gjithë, kush ju pëlqen më shumë?

Publikuar më: 21:46 17-05-2018

Përpara viteve 90'-të, ishte periudha e artë e kinematografisë shqiptare, ku Kinostudioja "Shqipëria e Re", prodhonte filma shqiptarë me shumicë. Ishte ndër më të ndriturat faza të prodhimit dhe krijimtarisë së kinematografisë sonë, një mori filmash me të cilat është rritur brezi i prindërve tanë, por edhe shumë të rinj sot.

Kush nuk e kujton filmin "Zonja nga qyteti", "14 vjeç dhëndër", "Njeriu me top", e shumë të tjerë! Edhe pse tematika dominuese në subjektet e shumë syresh prej tyre ka qenë ajo me karakter ideologjik të partisë Komuniste të kohës, shpesh ato me synime edukative, dhe më pak argëtuese, kishin një qëllim: të edukonin brezat me frymën e Partisë, revolucioni, edukimi i shoqërisë, familjes, brezit të ri, etj.

Por, përtej çdo përcaktimi me natyrë tipoligjike të tyre, ka shumë batuta ndër filmat e njohur shqiptarë që nuk mund të harrohen kurrë. Janë të bukura, janë të lezetshme, dhe mund të përsëriten në biseda e situata krejt të zakonshme. Class.al sjell disa nga më të veçantat. Po,ju i mbani mend?

Kujdestar surrat patate, mirë ja bëmë zotrisë sate- Lulëkuqet mbi mure

Cuk, ti do më vdesësh mua-Dy herë mat

Kanë shitur gomerët, kanë blerë biçikleta e kushedi c'i duket vetja- Zonja nga qyteti

Bishti i qenit, bisht qeni do të mbetet- Dora e ngrohtë

Gërmo Tare, gërmo! Aty kam qenin e ngordhur- Përballimi

Pulave u ka hije të kakarisin vetëm në kotec- Kapedani

Këtu ka tradhti burra-Operacion zjarri

Pse, ashtu ngulet gozhda more karafil-Shoku ynë Tili

Po me urën ç'patën, xhanëm?- Kur zbardhi një ditë

Article Logic
Execution time: 0.0033500194549561