INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të rinjtë po braktisin vendin dhe për studime! Shkaqet...[VIDEO]

Publikuar më: 13:02 17-04-2018

Të rinjtë shqiptarë po braktisin vendin dhe për studime. Kjo faktohet nga raporti më i fundit i UNESKO-s, pasi rezultojmë të parët në Europë për numrin më të lartë të studentëve që ndjekin arsimin e lartë jashtë vendit. Shumë nga ata largohen se mendojnë se shkollat e huaja janë më cilësore dhe se kanë më shumë prespektivë për një punë më dinjitoze jashtë Shqipërisë.
Instituti i Statistikave të UNESCO-s, thekson se numri i studentëve shqiptarë që ikën për studime jashtë në 2017-n ishte 24.543 persona dhe kjo shifër nga viti në vit është një rritje të vazhdueshme. Nëse bën një përllogaritje për 1000 banorë 9 prej tyre kanë shkuar jashtë për studime.
I dytë në rajon për numër më të lartë studentësh në raport me popullsinë, që zgjedhin të arsimohen jashtë është Mali i Zi. Një vit më parë 4.763 të rinj malazezë apo 3 në 1000 banorë shkuan të studiojnë jashtë. Më pas në vendin e tretë rezulton Greqia, në të katërtin Bullagaria e në vendin e pestë është Bosnjë-Hercegovina, ku për 1000 banorë në 2017-n këto vende kanë afro 3 studentë që kanë zgjedhur të studionin jashtë.
Më tej, renditen vende si Kroacia dhe Rumania, të cilat kanë secila nga 2 studentë për 1000 banorë. Nga raporti bie në sy që sa më i zhvilluar të jetë një vend aq më pak braktiset qoftë dhe për studime nga të rinjtë. Pasi të rinj nga Franca, Anglia deri dhe Amerika ndjekin studimet e larta në vendin e tyre.



Article Logic
Execution time: 0.0032439231872559