INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Të rri me beben’, Kryemadhi i kthehet Ramës: Gratë shqiptare nuk janë ato që përdor si struktura eskorte

‘Të rri me beben’, Kryemadhi i kthehet Ramës: Gratë shqiptare nuk janë ato që përdor si struktura eskorte

Publikuar më: 16:32 02-04-2019

Kryeministri Edi Rama sot në një takim në Rrajcë të Prrenjasit shigjetoi kryebashkiakten Miranda Rira, e zgjedhur nga radhët e LSI-së. Ai u shpreh se pas 30 qershorit, kryebashkiakja që ka vetëm disa ditë që ka sjell në jetë vajzën e saj të dytë, do t’i pëkushtohet bebes me kohë të plotë. Por kjo deklaratë e tij ka nxitur reagim të ashpër nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Miranda Rira ka pak ditë që është bërë nënë, por as në fjalosjet më banale shqiptare, as në kohët më të vështira, si asnjëherë kryeministri ka përfolur një grua që sapo është bërë nënë”, shkruan kryetarja e LSI.
Sipas saj, “E gjithë kjo përbuzje për gratë vjen prej formimit të tij, prej mënyrës si e ka ndërtuar jetën dhe karrierën ku gratë kanë qenë të keqpërdorura prej tij. Duke harruar se vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë ato që Edi Rama mendon apo përdor si struktura eskorte, nuk janë ato që presin që jetën dhe karrierën tua ndërtojë ekipi i rilindjes”.

 

Article Logic
Execution time: 0.003831148147583