INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Të varim e të djegim me acid'/ Kristi Pinderi kërcënohet me jetë dhe lë Shqipërinë [FOTO]

'Të varim e të djegim me acid'/ Kristi Pinderi kërcënohet me jetë dhe lë Shqipërinë [FOTO]

Publikuar më: 16:21 19-10-2017

Një nga aktivistët më të njohur për të drektat e komunitetit LGBTI në Shqipëri, Kristi Pinderi, është larguar nga Shqipëria për t’u vendosur në Kanada bashkë me partnerin e tij.

Këtë vendim ai e ka marrë pas kërcënimeve të shumta nga persona të ndryshëm, si përballë ashtu edhe indirekt. Në një intevistë të dhënë së fundmi Kristi rrëfen:

“Duke qenë një çift aktivistësh gay, jetët tona ishin në rrezik. Para se të largoheshim, kemi marrë dhjetëra kërcënime me vdekje në rrjetet sociale, kërcënime që nuk mund ti injoronim. Kam marrë shumë mesazhe në facebook-un tim personal, ku më kërcënonin se do të më varnin, apo mesazhe ku thuhej se Hitleri duhej të ngjallej për t’u marrë me njerëzit si unë. Të tjerë më kanë kërcënuar se do të më digjnin me acid. Më kanë thyer pasqyrat e makinës pesë herë. Në të gjithë lagjen time, vetëm makina ime vandalizohej, asnjë makinë tjetër nuk është dëmtuar”.

Ai gjithashtu tregon se edhe përballja me njerëzit në rrugë nuk ishte aspak e lehtë. Sipas rrëfimeve, jeta e tij në Shqipëri ishte bërë shumë e vështirë.

“Unë nuk mund të udhëtoja me transport publik dhe hezitoja të dilja për pazar apo të shkoja në restorante, sepse njerëzit më njihnin dhe shpesh konfrontohesha me ta. Më quanin ‘të pamoralshëm’ dhe më paralajmëronin se ‘zoti do të më ndëshkonte”, thotë ai. 

2-115_1508417107-3189060.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816