INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Teatër' në Kuvend. Demokratët akuza të forta kreut të Hipotekës, Beqja e merr në mbrojtje

'Teatër' në Kuvend. Demokratët akuza të forta kreut të Hipotekës, Beqja e merr në mbrojtje

Publikuar më: 13:47 16-07-2018

Opozita këmbëngul se prona publike po tjetërsohet pranë Teatrit Kombëtar. Ndaj ka ftuar në komisionin kreun e hipotekës, të cilit i kërkuan zbardhjen e pronave në këtë zonë. Përgjigjet e Valdrin Pjetrit nuk i kanë pëlqyer demokratëve, të cilët e akuzuan atë për shkelje të kushtetutës.

“Zoti Pjetri, ju kemi dërguar disa shkresa ku ju kërkohet në mënyrë specifike informacionet që janë kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës. Ju kemi kërkuar: E para, hartën e zonës që ju nuk na e keni vënë në dispozicion megjithëse ka qenë e cilësuar edhe me BOLD. Hartën ju nuk e keni sjellë, hartën e pronësisë. Tani që në flasim ju refuzoni që t’i jepni Kuvendit, në shkelje kushtetuese dhe në shkelje të ligjit, jam e sigurt me urdhër nga lart ju po refuzoni përsëri të jepni informacionin që ju kemi kërkuar. Gjithashtu informacioni që ju na keni sjellë, nuk ka ose ka pjesërisht lidhje me kërkesat specifike që ne kemi bërë në shkresat që ju kemi dërguar. A mund të na thoni, ju lutem: Cili nen, cila dispozitë ligjore ju ndalon ju, që të sillni informacionin e kërkuar bazuar si në Kushtetutë ashtu edhe në ligjin për “Statusin e deputetit”, të dërguar me shkresë zyrtare? Cila dispozitë ligjore ju ndalon ju të sillni këtu një informacion?” deklaron Vokshi

Në krah të kreut të hipotekës kanë dalë deputetët socialistë. Ndërsa deputeti Ilir Beqaj hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj Albana Vokshit, për presion ndaj kreut të hipotekës. Kaq ka mjaftuar që akuzat personale mes Vokshit dhe Beqajt të mos mungojnë.

Albana: Jeni shuam nervoz po ndërhyni shumë. Sa herë ka diskutime për koncesion bëheni nervoz dhe ndërhyni në debat

Beqja: Ju kërkoni kartelën e pasurisë, ja ku e keni. Nqs doni kërkoni hartën dhe ua sjell.

Albana: Sa ka kompania fusha dhe sa ka privati. Ky indo është në shkelje të kushtetutës. Po refuzoni të jepni përgjigjen. Ti e kupton mirë se s'jemi marrë me pazare.

Beqja: Jeni marrë dhe me nëntokën. Keni bërë pazare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775