INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teatri Kombëtar. Rama, Ruçi, Veliaj e Agaçi kokë më kokë në kryesinë e Kuvendit

Teatri Kombëtar. Rama, Ruçi, Veliaj e Agaçi kokë më kokë në kryesinë e Kuvendit

Publikuar më: 09:25 19-09-2018

Një ditë pasi komisioni i Veprimtarisë prodhuese pranoi Dekretin e Presidentit dhe amendoi ligjin, ku hap garën për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, Kreu i qeverisë që herët në mëngjes ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruç, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm Engjëll Agaçi. Takimi po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.
Ky takim vjen edhe një ditë para seancës plenare ku mazhoranca pritet të votojë ligjin për Teatrin e ri Kombëtar, që është shoqëruar me mjaft debate. Ndërsa demokratët kanë parashikuar seancë të jashtëzakonshme në Vlorë, ashtu siç kanë bërë që prej nisjes së këtij sesioni kuvendor, shumica pritet të diskutojë ligjin e amenduar të Teatrit Kombëtar. Ende nuk dihet nëse opozita do të ndryshojë mendim, ashtu siç bëri një ditë më parë, duke thyer bojkotin dhe mori pjesë në komision ku u diskutuan Dekreti dhe amendimet e ligjit.
PS kërkon garë të hapur për ndërtimin e Teatrit, një nga pikat më të kontestuara të opozitës, shoqërisë civile të reflektuar edhe në dekretin e presidentit Meta për rikthimin e ligjit në kuvend.
Gjithashtu, në ligj parashikohet të ngrihet një komision i negocimit të kontratës për Teatrin e ri që do të bëjë edhe thirrje të hapur palëve që janë të interesuar të paraqesin propozimin për Teatrin e ri.

Article Logic
Execution time: 0.0040421485900879