Kjo është pajisja që po i "çmend" të gjithë [VIDEO]

May 09, 2017

Nëse nuk keni fëmijë, me siguri nuk keni dëgjuar për “fluturat nervozuese”.

Por nëse keni, me shumë mundësi kohët e fundit jeni detyruar të blini një të tillë, pasi është kthyer në pajisjen më të kërkuar të momentit.

“Fluturat nervozuese” ose siç njihen ndryshe “fidget spinners” janë të përbëra prej një materiali platik ose metalik, me një bosht në qendër dhe disa fletë që rrotullohen rreth tij. Kjo lloj “lodre” është kthyer në diçka shqetësuese në shkolla, sa janë marrë masa për t’u ndaluar nëpër klasa, pasi nxënësit fokusohesin në to, në vend të shpjegimit të mësimit.

Këto pajisje kanë qarkulluar për vite në treg, por mesa duket janë kthyer sërish në “modë”, jo vetëm nga fëmijët, por edhe të rriturt. Mendohet se shkaku i kësaj janë lojrat e ndryshme dhe stilet që mund të bësh me të, nga videot në YouTube.

Pajisjet shumëngjyrëshe janë kthyer në një ilaç për të gjithë të këqijat nga stresi dhe AHDH (Attention Deficit Hyperactivity Disorder), i cili ështe një crregullim mendor që shkakton luhatje drastike të nivelit të përqendrimit dhe hiperaktivitetit, tek autism dhe ankthi.ideja e gjithë kësaj është se kjo pajisje mund të rritë përqëndrimin tek personat me këto probleme, megjithatë nuk është e provuar shkencërisht.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll