Qarkullon në Tiranë makina e revolucionit teknologjik Tesla, shikoni si ngjan [VIDEO]

May 12, 2017

Kjo është makina më e preferuar e momentit dhe është parë në rrugët e Tiranës.

Nuk është e çuditshme që të shohësh makina nga më luksozet dhe të bukurat në rrugët e kryeqytetit tonë. kalimtarët nuk habiten më kur shohin kryevepra të kategorisë së Ferrarit apo Lamborghinit pasi janë bërë fare të zakonshme. Nuk është se i sheh çdo 100 metra, por nëse del një xhiro nga blloku minimalisht 1 apo 2 do të t’i zerë syri. Megjithatë një Tesla nuk e kishim parë më parë, dhe ja ku u rregullua edhe ky detaj. Një drejtues automjeti, ndërkohë që po ectë në rrugë me makinë ka filmuar Teslan përkrah dhe ia ka dërguar faqes Jeta Osh Qef. Një makinë vërtetë kryevepër, të cilët shumë kritikë e konsiderojnë si të ardhmen e automobilizmit duke qenë se funksionon me energji elektrike.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll