Spektakolar por i majmë! Ja sa do të kushtojë iPhone8

May 15, 2017

Sigurisht që të gjithë po presim lançimin e iPhone8, por kjo nuk do të thotë që të gjithë mund ta përballojmë çmimin e tij. Sipas portaleve të njohura për teknologjinë, iPhone 8-a do të jetë telefoni më i shtrenjtë i Apple deri tani. Është parashikuar të kushtojë të paktën 1,000 dollarë.

Në Shqipëri i kemi blerë me këtë çmim iPhone-t e rinj kur sapo kishin dalë, por në SHBA dhe në vende të tjera zakonisht kanë patur çmime 800-900 dollarë. I thonë 200 dollarë më shumë!

Tani, kanë dalë të dhëna më të detajuara lidhur me çmimin e iPhone 8-ës. Siç dihet, që tek iPhone 7-a nuk ka më telefonë Apple me 16 GB hapësirë. iPhone 8-a me 128 GB do të kushtojë 999 dollarë, kurse ai me 256 GB, 1,099 dollarë. Sipas “MacRumors”, nuk do të ketë iPhone 8 me 32 GB.

Kjo rritje çmimi mund të shpjegohet edhe me mungesën e telefonëve me më pak hapësirë, të cilat kushtonin gjithmonë më pak.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll