Surprizat në Viva Tech vazhdojnë [FOTO / VIDEO]

Jun 16, 2017

Shëtitjet e Geek Room në Viva Technology vazhdojnë edhe sot. Pas një dite të mbushur me konferenca të cilat mbahen në të njëjtën kohë në gjashtë salla të ndryshme, stafi jonë nuk nguroi të kthehet në sallën e ekspozitave. Të tjera produkte për tu prezantuar dhe akoma më shumë hapsirë për të parë se si do të jetë e ardhmja jonë.

100% Autonom dhe elektrik! Navaya Bus është i aftë të transportojë deri në 15 pasagjerë me një shpejtësi që shkon në 45 km/orë, pa shofer dhe me besimin e plotë për një udhëtim të sigurtë, që sigurisht për momentin është vetëm për distanca të vogla. 

Për të qëndruar në të njëjtën ide, këtë herë në ujë, një tjetër produkt qe ne të Geek Room, mundësuar nga Vodafone, na bëri përshtypje ishte Sea Bubble. Një mjet motorrik ekologjik, modern dhe komod. I krijuar për ti shpëtuar distancave të gjata në trafikun e qyteteve, kjo varkë mund të përshkrojë deri në 100km me shpëjtesi 16km/orë me një karikim të vetëm.
E lexove mirë, me një karikim të vetëm! Sea Bubble nuk ka nevojë për karburant, fakt ky që e bën edhe shumë ekonomik.
Sea Bubble dhe Navaya u vizituan nga Ministria Franceze e Transportit.

 

Një tjetër produkt, këtë herë në kategorinë e robotëve, Tipron tërhoqi sot vëmendjen tonë. Një projektor robot i cili automatikisht projekton një ekran 80inch në 3 metra distancë. Ai mund të lëvizë autonomisht në shtëpi dhe të projektojë përmbajtje si filma, foto, website në mur, tokë apo edhe tavan. Mbi të gjitha ju mund ta vendosni me mikun tuaj Tipron se kur, ku dhe cfarë të projektojë duke krijuar kështu një surprizë të bukur për personat e tjerë në shtëpi!

Në VivaTech morën pjesë kompani nga më të suksesshmet në botë si Google, Facebook, Lenovo etj.

U prezantuan për të parën herë para publikut ndërtimi i murit prej betoni me printer 3D nga Bouygues, i cili pritet të jetë e ardhmja e kësaj industrie.

Geek Room vazhdon të eksplorojë në kohë reale se cfarë po ndodh në Viva Technology dhe ju fton të gjithëve të na ndiqni në faqen tonë të Instagram pasi në InstaStory ka gjithmonë një foto ose video të re!

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll