Kjo risi e WhatsApp do t’ju lehtësojë punët

Jul 14, 2017

WhatsApp lançoi ditën e djeshme një përditësim mjaft të rëndësishëm në aplikacionin Android dhe iOS. Më shumë se 1 miliard përdorues tashmë mund të ndajnë me familjen, miqtë dhe kolegët e tyre çfarëdolloj skedari. Gjigandi i komunikimit në pronësi të Facebook më përpara lejonte vetëm shpërndarjen e PDF dhe skedarëve me tekst si formatet .doc, .txt, .csv dhe .xls.

Megjithatë muajin e kaluar në versionet beta përdoruesit vunë re se mund të dërgonin skedarë të formateve të tjera në Android, iOS dhe Ueb.

Si funksionon?
Për të aksesuar funksionalitetin e ri, klikoni opsionin “Document” në ikonën e dërgimit të përmbajtjeve e përfaqësuar nga një një kapëse letrash. Në momentin që hapet dritarja e ngarkimit të skedarëve, përveç formateve .txt dhe .pdf do të vëreni edhe formate të tjera si .apk.

Nëse përpara një foto e dërguar në WhatsApp duke klikuar ikonën Gallery apo Camera kompresohej – zvogëlohej madhësia – me opsionin “Document” do të dërgonin foton origjinale në madhësinë origjinale.

Por a mund të përdoret WhatsApp për të dërguar video 4K? Mbase jo. Limiti i skedarëve në ueb është 64MB, në Android 100MB dhe në iOS 120MB.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll