Robot për të moshuarit. Teknologjia përpiqet t`i japë fund vetmisë së gjyshërve [VIDEO]

Jul 17, 2017

Të moshuarit e vetmuar do të kenë dikë që i ndihmon në shtëpi. Dhe nuk bëhet fjalë për një qenie tjetër humane por për një robot që do t’ua bëj më të lehtë përditshmërinë e tyre.  Grupi i të moshuarve të vetmuar tani po shihet si një treg për industrinë në rritje të robotikës. Kompanitë e teknologjisë, prodhuesit e makinave janë ndër ata që po shqyrtojnë mundësinë se si robotët mund të ndihmojnë të moshuarit në shtëpitë e tyre. Të moshuarit, të cilët shpesh jetojnë vetëm, janë në rrezik të izolimit dhe të vetmuar. Intuition Robotics, një kompani me bazë në Izrael që bën robotë, njoftoi të se ka marr një shumë prej 14 milionë dollarësh nga investitorët, për këtë projekt. Financimi do të shkojë drejt zhvillimit të një roboti shoqërues. Toyota dhe IBM janë dy nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë që kërkojnë mënyrën se si teknologjia mund të ndihmojë gjeneratat e vjetra. Ndërkohë industria e robotikës ka prodhuar më herët robotët që  ndihmojnë njerëzit me aftësi të kufizuara në jetën e tyre të përditshme.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll