Kujdes, nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp fshijeni menjëherë!

Aug 07, 2017

WhatsApp është një nga aplikacionet më të përdoruara në botë, por shpesh herë është bërë pre e hack-erave.  Së fundmi mësohet se po qarkullon një mesazh në WhatsApp që nuk është as më shumë dhe as më pak se një virus.

Prandaj nëse secilit prej jush ju vjen një mesazh, i cili ju thotë se mund të përdorni ngjyra të reja për WhatsApp- in duhet ta injoroni sepse është virus.

Sipas i100, hakerët janë duke dërguar mesazhe të cilat duken sikur janë nga WhatsApp.com, por në fakt janë nga шһатѕарр.com.

Mesazhi thotë se tani disa ngjyra të reja janë në dispozicion për WhatsApp dhe se mund ta ndryshoni aplikacionin dhe ta bëni me ngjyrën tuaj të preferuar.

Por në fakt kjo nuk sjell ngjyra të reja por vetëm viruse që në disa raste dëmtojnë edhe telefonin. Edhe Google u ka bërë thirrje përdoruesve që të mos e hapin linkun. 

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll