INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teknologjia na ka marrë mendjen fare! Nëse doni të lexoni libra ndiqni këto këshilla

Teknologjia na ka marrë mendjen fare! Nëse doni të lexoni libra ndiqni këto këshilla

Publikuar më: 12:22 20-08-2019

Teknologjia gjithnjë e më shumë po na merr pjesën më të madhe të kohës dhe na ka larguar disi nga leximi i librave. Në vitin 2019 librat e prituara nuk janë e vetmja zgjidhje për ju që keni dëshirë t’i riktheheni leximit. Ka llogari në rrjete tsociale të dedikuara kryesisht për leximin, pasi janë shtuar postimet e të rinjve për librat më të fundit që kanë lexuar. Kjo që do të thotë se leximi më në fund po rikthehet në modë. Sipas The Guardian, këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë që edhe ju të bëheni pjesë e këtyre grupeve dhe të rizgjoni dëshirën për të lexuar:

-Ndiqni llogaritë në media të ndryshme sociale që flasin për librat
Duke ndjekur llogari të ndryshme në rrjetet sociale të cilat flasin për librat, do ta keni më të lehtë të dini se çfarë të lexoni duke qënë se diskutimet në këto grupe shpeshherë bëhen mbi botimet më të reja.
-Lexoni çfarë të dëshironi
Nëse keni pak kohë që nuk lexoni, atëherë këshillohet që të rifilloni leximin me libra që ju kanë pëlqyer edhe dikur.
-Anëtarësohuni në biblotekë
Biblotekat po vdesin, sepse lexuesit nuk po i konsiderojnë më si një mundësi për të shkuar e për të lexuar. Por edhe sot ato janë një prej mundësive më të mira që ju keni, për të lexuar libra falas.
-Bëni një listë me librat që doni të lexoni
Nëse bëni një listë me të gjithë librat që doni të lexoni do ta keni më të lehtë për t’i gjetur ato dhe më pas për t’i lexuar.
-Provoni librat zanorë
Nëse nuk mund të përqendroheni në leximin e një libri të printuar, atëherë një mundësi shumë e mirë janë librat zanorë, të cilët mund t’i dëgjoni edhe duke kryer një aktivitet tjetër.
-Nuk shkëputeni dot nga telefoni? Mbulojeni me libra
Në ditët e sotme mund të jetë e vështirë për këdo që midis aktiviteteve të shumta të gjejë kohën edhe për të lexuar. Ndaj nisni dhe mbuloni telefonin me libër, fillojeni me pak minuta në ditë, më pas me gjysmë orë, dhe do shikoni që do të gjeni kohë për të lexuar sërish.

Article Logic
Execution time: 0.0041019916534424